zoom

Aktualitet

Vrasja në Laç/ Arrestohet autori i dyshuar (Emri)

Është vënë në prangat e policisë autori i dyshuar i vrasjes në një fshat rë Laçit një ditë më parë.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit Dashnor Tota, u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga Dashnor Tota.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.