zoom

Aktualitet

Vrasja në Fier – Vëllai i viktimës jep detaje: Ai po bënte dush, gruaja i tha…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e të premtes, ku 23-vjeçari Xhimi Baka ndërroi jetë si pasojë e një sulmi me thikë nga ish-burri i të dashurës së tij.

Vëllai i viktimës tregoi se e dashura e Xhimi Bakës është shtatzënë.

Maniko Baka shtoi gjatë një interviste në “Shqipëria Live” se vëllai i tij kërcënohej vazhdimisht nga ish-burri i partneres, Xhuljano Miho.

Ai shpjegoi se natën e krimit, 23-vjeçari ishte këshilluar nga e dashura e tij të mos dilte jashtë sepse aty ndodhej Xhuljano Miho me thikë.

Pjesë nga intervista:

E dinte Xhuljano që ishte shtatzënë ish-gruaja e tij?

Vëllai i Xhimit: Besoj e ka ditur, se i ka parë aty jashtë. Ajo nuk e donte fare.

Mund të jetë ky shkaku i sulmit të fundit?

Vëllai i Xhimit:
Nuk e di, besoj se po.

Çfarë të thoshte Xhimi kishte frikë?

Vëllai i Xhimit: Ishte shprehur që nuk ishte mirë, që nuk i kishte punët mirë

Autori thotë që e ka sulmuar Xhimi i pari…

Vëllai i Xhimit: Është gënjeshtër, kemi video, kemi qytetarë që kemi pyetur. Ai ka qenë duke bërë dush në shtëpi, i ka thënë e dashura që mos dil jashtë se është ai me thikë. Ai ka dalë jashtë dhe e ka sulmuar me thikën që mbante gjithmonë me vete. I bënte kërcënimet nga më të rënda.

Pse nuk bënte kallëzim në polici?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, me thënë të drejtën, nuk më ka treguar gjë.

Po anëtarët e tjerë të familjes e dinin?

Vëllai i Xhimit: Jo tamam, por e dinin si lidhje edhe që ka pasur probleme me Xhuljanon. Kanë qenë një rast që kishin qenë të dy në polici. Nuk e mendonin se ishte kaq e madhe

Kishte frikë nga kërcënimet e Xhuljanos?

Vëllai i Xhimit: E kishte frikë, por mendonte se do ta kalonte, do ta linte rehat se ata e donin shumë njëri tjetrin. Mendonte se do vinte një moment do hiqte dorë, do largohej.