zoom

Aktualitet

Vrasja në Fier/ Dëshmia e Xhulian Mihos: Gruaja më thoshte se po kënaqej me të dashurin

Zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit Xhuliano Miho, i arrestuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Fier.

Ai akuzohet se qëlloi tri herë me thikë partnerin e ish-gruas së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.

Para grupit hetimor, Xhuliano Miho ka deklaruar se ngjarja ishte e provokuar nga Xhimi Bakaj dhe nga ish-gruaja e tij, që vazhdimisht, sipas tij, e telefononte për t’i treguar për eksperiencën e re.

Sipas 39-vjeçarit biçaku (arma e krimit) ishte e Xhimi Bakajt dhe ai vetëm sa u mbrojt.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.