zoom

Aktualitet

Vrasja në Durrës/ Familjarët të shokuar: Enveri u martua sërish pasi i vdiq gruaja

Familjarët e Enver Ballës janë shprehur të habitur për vrasjen e tij nga djali në Shënavlash të Durrësit.

Besnike Balla, kushërira e Enver Ballës deklaroi pasi u zbardh krimi se nuk kishte dëgjuar për konflikte brenda familjes.

“Tani bënë dasmë u kënaqëm, dy çuna i ka në Itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish. Mori një grua shtëpiake. Dëgjuam që ka humbur. Sikur Ka vjedhur 75 milionë lekë në shtëpi”, tha Besnike Balla.

Esmerald Balla vrau me armë zjarri babanë e tij, Enver Balla pas një sherri për 75 milionë lekë.

Postime të lidhura