Aplikacion
Ai ka deklaruar para policisë se me 82-vjeçarin ka debatuar për shkak të lekëve që i moshuari i kishte borxh.
“Po, unë e vrava Paulinin. Më kishte 200 mijë lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për Vitin e Ri. U futëm te shtëpia e tij. Debatuam aty dhe më tha nuk kam lekë. Më ofendoi, më tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u perleshëm afro 1 orë. Ai donte të më godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa herë me çekiç, derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola, mbylla edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike, ika edhe nga shëpia”, tha 39-vjeçari.