zoom

Aktualitet

Vrasja në azil/ Vdes në spital Zyhdi Shehi, goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës

78-vjeçari Zyhdi Shehi, që u akuzua se vrau shokun e dhomës në një shtëpi të moshuarish në Tiranë, u nda nga jeta këtë të diel.

Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pas ngjarjes së rëndë në azil, Shehi u arrestua, por më pas me vendim të trupës gjykuese, ai u shtrua në një spital psikiatrik.

Zyhdi Shehi u akuzua se goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës në azil, Virxhil Vesho, pas një konflikti banal mes dy të moshuarëve për krevatin.

Për ngjarjen u arrestuan dy infermieret e azilit, Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, të akuzuara se tentuan të fshihnin krimin sepse pas vrasjes, kanë telefonuar agjencinë funerale dhe jo policinë.