Aplikacion
Disa ditë më parë u zhvillua gjyqi i parë ndaj Dardan Krivaqës, i cili një vit më parë dhunoi për 48 orë deri në vdekje partneren e tij 18-vjeçare. Ai nuk pranoi fajësinë e krimit, por po ashtu tha se dhe i pafajshëm nuk ishte.
Nga ana tjetër, familja e Osmanit përveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre duket se nuk po gjen qetësi pasi së fundmi ata kanë marrë kërcënime në rrjete sociale.
Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kërcënua në rrjete sociale nga dikush që u paraqit me një profil si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa. Sipas informacioneve paraprake nga ky profil nëna e Marigonës u kërcënua me vrasjen e vajzës tjetër.
Thuhet se po nga ky profil përveç nënës së Marigonës është tentuar të kontaktohen dhe motrat e saj derisa ato e kanë bllokuar nga rrjetet e tyre sociale.
Më 22 gusht 2021, Dardan Krivaqa dhe kushëriri i tij Arbër Sejdiu pasi kanë dhunuar dhe abuzuar seksualisht për 48 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur tw vedkur në derën e spitalit të Ferizajt. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka pasur probleme me bashkëshortin./ Zoom.al