Aplikacion
Qindra protestues iu bashkuan atyre teksa ata bllokuan rrugët kryesore në qytet dhe derdhën bojë të kuqe në rrugë për të simbolizuar gjakun e pengjeve.
Thirrjet për marrëveshje të menjëhershme dhe lirim të pengjeve, u dëgjuan teksa po zhvillohej protesta disa orëshe.
Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se ushtria shprehu “dhimbje të thellë” dhe po hetonte incidentin.
Ai tha në një konferencë se IDF besonte se tre izraelitë, 26-vjeçari Alon Shamriz, 28-vjeçari Yotam Haim dhe 25-vjeçari Samer al Talalka ose u arratisën ose ishin braktisur nga Hamasi. /ZOOM.AL/