Aplikacion
Në emisionin “Me zemër të hapur”, djali i viktimës deklaroi se kishte telefonuar 64-vjeçarin për ta pyetur nëse ishte takuar me babain e tij, por ai i kishte thënë që “Jo”.
Ai shtoi se i ati i mbante paratë në një qese lidhur në qafë, ndërsa autori i dyshuar ishte në dijeni të këtij fakti.
Ndërsa rrëfeu se Xhemal Meta kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, së bashku me bashkëshorten, e cila ka ndërruar jetë.
“Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar. E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dinte që ai kishte para, takoheshin çdo ditë. Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndërroi jetë më pas”, është shprehur djali.