Aplikacion
Bajram Luli, 27 vjeç, (foto poshtë) me origjinë nga Peqini, i cili aktualisht jetonte në Edgware, teksa u gjet i plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue, në orën 17:30 të 11 marsit të këtij viti. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Sabin Manda, 31 vjeç, (djathtas në foto), pa adresë fikse, u arrestua dhjetë ditë më vonë si i dyshuar për vrasje dhe u akuzua për vrasje dhe posedim të një arme.
Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit. Familja e të ndjerit Luli, sipas mediave në Angli, është në dijeni.
Ajo vazhdon të mbështetet nga oficerë specialistë, thuhet në një deklaratë.
Dyshimet e para ishin grindjet mes të rinjve që kishin lidhje shoqërore, për shkak të një basti sportiv prej 6 mijë eurosh, që një prej tyre nuk e kthente. Por motivet e krimit mbeten ende të paqarta dhe policia ndodhet në hetim aktiv. /ZOOM.AL/