zoom

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, flasin dëshmitarët: Pamë dy burra duke u larguar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen. Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij.

Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.

“Burri i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.

42-vjeçari shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për Policinë gjermane. Ai ishte me precedentë penal pasi ishte akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale.