Aplikacion
Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit Rustem Hasa dhe Arjan e Klisman Hasa.
Gjithashtu policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi krimin e rëndë.
I riu u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit të tij më 4 Janar, ndërsa ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.
Dyshimet
33-vjeçari rezulton të ketë qenë një person i qetë dhe pa precedente penale, si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë vendit.
Pista kryesore ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve personale të viktimës.
Dyshohet se Ramazan Mataj ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori të cilat mund të kenë krijuar debate të cilat fatkeqësisht përfunduan një tragjedi.
Familjarët kanë pohuar se 33-vjeçari ishte një njeri i qetë dhe nuk përfshihej në debate.
U dhunua barbarisht, momenti kur grupi i Tur Koçekut godasin me leva e sëpatë Adriatik Roshin