zoom

Lajme

Vrasja e policit, Komisioni i Sigurisë mban një minutë heshtje. Salianji: Gjendja e rendit e rëndë!

Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier, nga 23-vjeçari i dyshuar dhe në kërkim Azgan allias Asllan Mërnica, është diskutuar sot edhe në Komisionin e Sigurisë, ku ka pasur shqetësime për situatën kaotike të rendit në vend dhe dominimin e organizatave kriminale.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë. Ai tha se fatkeqësisht krimi ka marrë revansh në Shqipëri.

Pas kësaj, Salianji ka propozuar që në nderim të policit të vrarë, të mbahet një minutë heshtje. Pas kësaj, anëtarët e Komisionit të Sigurisë janë çuar në këmbë dhe mbajtën heshtje në nderim të efektivit të ndjerë.

Ne i bashkohemi dhimbjes të familjarëve të policit të vrarë, por edhe dhimbjes së kolegëve të tij që humbën një djalë të ri. Ne e dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe që i jep ligji për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe për të marrë ndëshkimin e merituar.

Ne do të marrim pjesë në çdo homazh, ishalla i fundit, që ka të bëjë me punonjës policie që humbin jetën. Fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë. Ne duhet të bëjmë më shumë që të merren masa, që ngjarje të tilla mos ndodhin më. Do dëshiroja që në nder të efektivit të vrarë të mbanim 1 minutë heshtje”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura