zoom

Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, gazetari: Ai kishte 6 dynym tokë. Djali donte jetën e luksit

Vrasja horror e Pëllumb Metë në Shënavlash të Durrësit, vazhdon të jetë ende dilemë. Disa detaje të panjohura për mediat, nga familja e të ndjerit i ka dhënë gazetari Spartak Koka.

Sipas Kokës, policia po punon fortë sepse ka dyshime të forta që vrasjen ta ketë bërë djali i madh, Hyseni por do bëhet dhe eksperimenti balistik që a kishte mundësi dhe a dinte të qëllonte me arme vajza 19-vjeçare Hygerta.

“Më shumë përshtypje më bënë në brutalitetin që është përdorur në vrasjen dhe në zhdukjen e kufomës si dhe ftohtësia e sjelljes së fëmijëve dhe bashkëshortes së të ndjerit pas kryerjes së krimit” tha Koka.

Ndaj tha ai, zbulimi i motivit të vrasjes do të zbulojë dhe vrasësin e të atit të tyre.

“Është një ngjarje horror e vërtetë ku ata për 10 ditë kanë jetuar vetëm disa metra pranë kufomës.  Mënyra se si e përshkruan policia dhe familjarët e tjerë kur kontaktuan me fëmijët e viktimës të binte në sy gjakftohtësie e tyre” thekson gazetari.

Duke iu referuar dhe deklaratave të hallës së autorit të dyshuar, Koka deklaroi se, “Pëllumb Meta kishte 6 dynym tokë në zonën që njihet si ish -sektori rinia dhe toka atje shitet me 35/40 euro metri katror”.

Sipas informacioneve, tha ndër të tjera ai, kishte 5 vite që po kërkonte ta shiste këtë pronë dhe nuk e kishte shitur dot.  Ky është një element që vëllai dhe motra e viktimës e ka ngritur si një pistë të mundshme.

Motra e viktimës së Pëllumb Metës ka thënë që djali i madh, Hysenit i pëlqente dhe kërkonte të bënte një jetë luksi  dhe kërkonte të kishte para nëpër duar pa u lodhur.