zoom

Aktualitet

Vrasja e partnerit të ish-gruas nga burri, Policia e Fierit jep detajet: Ja si ndodhi krimi…

Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit mbrëmjen e djeshme, krim i kryer nga ish-bashkëshorti i partneres aktuale të viktimës, me të cilën po bashkëjetonte prej ditësh.

Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”. Xhuljano Miaj akuzohet se vrau Xhimi Bakaj, bashkëjetuesin e ish-gruas.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier”, sqaroi policia vendore.

Dhe më tej jepet dinamika e krimit:

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes”, thuhet njoftimin e policisë.

I dyshuari ende nuk ka dhënë dëshmi të plotë, teksa motiv besohet se është xhelozia. Ish-gruaja ishte ndarë dhe larguar nga banesa, teksa aktualisht jetonte me viktimën. Autori duket se e ka ndjekur derisa e ka gjetur momentin kur i riu ndodhej i vetëm në rrugë, duke e sulmuar për vdekje. /ZOOM.AL/