Aplikacion
Teksa forcat policore iu vunë pas për 5 orë, Rama, i rrethuar nga RENEA qëlloi veten.
Nga ana tjetër, Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri, ndërkohë që po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxori armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.
Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se fshihet në zonë. Policia dha një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jepte informacion që do të çonte në arrestimin e të riut.
Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.