zoom

Lajme

Vrasja e Martinit/ Zhupa përplaset me Manastirliun në Kuvend: Ia hodhët fajin TikTok-ut!

Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Në fjalën e saj, Manastriliu tha se pjesë e fajit është edhe Zhupa, e cila sipas ministres, përdor fjalë bullizuese dhe fyese në kuvend, referuar edhe ‘poezisë’ që bëri javën e kaluar për deputetin Erion Braçe.

Manastirliu i tha Zhupës se pas vrasjes nuk ka folur për ngjarjen tragjike por për karrigen e saj, duke e politizuar ngjarjen tragjike tek shkolla ‘Fan Noli’.

“Tregove që je një bullizuese. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Duke iu përgjigjur gënjeshtrës tuaj se nuk kam reaguar, kam folur që në momentin e parë nga kjo foltore pas ngjarjes së vrasjes së 14-vjeçari. Kam thënë qëndrimin tim për ngjarjen tragjike dhe është ky: ‘gjuha e urrejtjes, kanosja me fjalë, fyerja, janë shembulli më i keq që mund t’u japim fëmijëve duke nisur nga kjo sallë. Janë shërbimi më i keq që mund t’u bëjmë fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve. Ju nuk vonuat ta jepnit shembullin tuaj të keq nga kjo foltore. U ngrite këtu dhe përdore gjuhë fyese. Kishe kërkuar një interpelancë urgjente dhe u tregove fëmijëve në gjithë Shqipërinë se me çfarë gjuhe u flisje ti fëmijëve andej nga anët e tua”, tha Manastirliu.

Manastirliu dha edhe shifra për konsultimet që kanë nisur me prindërit nëpër shkolla për mbylljen e TikTok-ut, ku sipas saj, mbi 98 për qind e prindërve kërkojnë që platformat sociale të kenë filtra ose që të mbyllen.

“80 për qind e prindërve shprehin ndikimin që këto platforma kanë tek fëmijët dhe 57 për qind kanë raportuar raste ekspozimesh”, tha Manastirliu.

Më tej, Zhupa tha se “si zakonisht, nuk the asgjë për arsimit”.

“Një ministre që ka rekorde për vjedhje dhe për vdekje nuk mund të japë moral se si duhet të sillemi ne. Kur ndodhi fatkeqësia, ministrja e kuptoi se ishte ministre dhe tani thotë se fajin e kanë Tiktok, opozita apo kushdo përveç saj”, tha Zhupa, duke ngritur edhe pyetjet se si ka mundësi që konflikti kishte që të premten dhe oficeri i sigurisë nuk bëri asgjë dhe pse prindërit e nxënësve nuk janë lajmëruar për kur ka ndodhur konflikti.

“Si ka mundësi që 50 metra larg shkollës nuk ka oficer sigurie apo oficer policie të zonës?”, tha Zhupa më tej.

Ajo tha se qeveria i hodhi fajin për vrasjen e Martinit opozitës dhe TikTok, por në fakt sipas saj rrjetet sociale dhe teknologjitë duhet të përdoren për t’i mësuar të rinjtë, të marrin leksione dhe të edukohen përmes tyre.

Manastirliu vijoi me akuzat se Zhupa po i jep përparësi politikës, duke i thënë se ajo nuk është e interesuar të japë llogari por do ta kthejë për përfitime politike, duke lënë mënjanë dhembshurinë, sipas ministres.

Zhupa iu përgjigj përsëri me pyetje, duke përmendur se ministria e Arsimit nuk e ndërpreu mësimin ditën pasi ndodhi ngjarja.

“Çfarë dhembshurie flet kur nuk ndërpreve mësimin as ditën mbrapa? Po kur mësuesit nuk përgjigjen as në telefon?

Postime të lidhura