Aplikacion
Gjatë seancës paraprake që u mbajt këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës u njoftua shtyrje sepse mungonte Luis Meçe (i plagosur gjatë sherrit me thikë) dhe avokati i tij.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj me thikë vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli”.
Në përfundim të seancës së sotme, nëna e Martin Canit kërkoi drejtësi.
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi. Djali im të bëhet një simbol, me qëllim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, tha ajo.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.
Berisha sulmon Ballukun në Kuvend: Zgërdhihej kur nderohej Martini! Unazën e ndau për ta vjedhur