zoom

Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA sërish kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Kamëz

Forcat RENEA kanë ushtruar mesditen e kesaj te merkure kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 24 janar.

Mesohet se nga kontrollet e kryera nuk wshtw gjetur ende asnje gjurme e Lamit. Sakaq referuar këqyrjes së sistemit TIMS, dyshohet se Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin. Megjithatë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë, duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.

Vrasja e Lulzim Vishës:

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e 25 janarit, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Ai u qëllua me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.

Postime të lidhura