zoom

Aktualitet

Vrasja e Liridonës/ Kërkuan lirimin, çfarë vendosi Gjykata për Naim Murselin dhe dy të tjerët

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Krimi i rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, në ora 20:25 në Rrugën “Dalip Alshiqi” dhe sipas prokurorisë dorasi ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar një grabitje.

Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.

Supremja e kishte aprovuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë që kishte bërë mbrojtësi i T. D., kundër vendimit të Themelores dhe të Apelit, vendime këto që kishin vendosur që të dyshuarin e katërt ta lënë në paraburgim.T. D. gjendej nën masën e paraburgimit që nga data 11.12.2023.

Murseli nuk e ka pranuar akuzën e ngritur, teksa mbeten mister motivet e krimit në familje. Disa hipoteza janë ngritur për çështje pasurie, aktivitete të paligjshme dhe publikim sekretesh. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura