Aplikacion
Motivet që shtynë bashkëshortin e tij Naim Murseli të planifikojë vrasjen e saj dhe të kërkojë bashkëpunimin e Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës mbeten ende mister.
Për këtë arsye, Naim Murseli do të qëndrojë edhe për dy muaj të tjerë në paraburgim.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi njoftoi sot se kjo gjykatë ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Murselit, Plavës dhe Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.
Liridona u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.