zoom

Bota

Vrasja e liderit të Hamasit, Khamenei jep urdhër që Irani të godasë Izraelin

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka dhënë urdhër që të goditet menjëherë Izraeli si kundërpërgjigje për vrasjen në Teheran të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Lajmin e raporton Neë York Times duke cituar tre zyrtarë iranianë që janë informuar urdhrat.

Khamenei e dha urdhërin gjatë një mbledhjeje emergjentë të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shumë pak pasi Irani njoftoi se Ismail Haniya ishte vrarë.