zoom

Bota

Vrasja e komandantit, Hezbollah hakmerret dhe sulmon duke lëshuar 160 raketa drejt Izraelit

Grupi Hezbollah i Libanit pranoi se ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën, për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale, raporton Associated Press.

Izraeli ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollah, Taleb Abdullah. Vrasja e tij bëri që Hezbollah të lëshonte më shumë se 160 raketa në veri të Izraelit mëngjesin e sotëm.

Sulmi hakmarrës erdhi ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte në rajon për të nxitur një propozim armëpushimi në Gazë, i cili s’ka marrë përkrahjen e plotë nga Izraeli apo Hamasi.

Hamasi paraqiti përgjigjen e parë zyrtare të martën vonë, duke kërkuar “amendamente” në marrëveshje. Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës 8-mujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza.

Kjo ka shtuar  frikën për një zjarr edhe më shkatërrues rajonal. Konsiderohet te jetë  një nga sulmet më të mëdha i Hezbollahut që nga fillimi i luftimeve. /ZOOM.AL/