zoom

Bota

Vrasja e gruas dhe vajzave të prezantuesit britanik, çfarë zbuloi kamera. Pista kryesore e hetimit

Tre viktimat e vrasjes që ka tronditur Britaninë dyshohet se janë mbajtur peng për orë të tëra, para se të vriteshin me hark nga 26-vjeçari Kyle Clifford.

61-vjeçarja Carol Hunt, bashkëshortja e prezantuesit në BBC Radio, John Hunt, si edhe dy vajzat e tyre, Hannah, 28 dhe Louise, 25 vjeçe, u gjetën të vrara në banesë në Bassey, Hertfordshire, të martën. Ndërkohë autoritetet ende nuk ka kanë marrë në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin e trefishtë, i cili u gjet të mërkurën i plagosur rëndë në një varrezë në Enfield.

26-vjeçari është në gjendje të rëndë në një spital të Londrës pas iu nënshtruar operacionit pas dëmtimeve që i shkaktoi vetes në gjoks. Sipas Daily Mail, autoritetet mendojnë se 26-vjeçari ka qëndruar në zonën ku jetuan nëna dhe dy vajzat për rreth shtatë orë para se të kryente vrasjet. Megjithatë, është ende e paqartë saktësisht se sa kohë qëndroi brenda shtëpisë së tre viktimave.

Hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e familjes dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës ku ndodhi krimi për të zbardhur misterin e orëve të fundit të Carol, Hannah dhe Louise. I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari kishte qenë i lidhur me Louise.

Në kamerat e sigurisë në zonë është filmuar i riu i veshur me të zeza, i cili mbërriti në lagje pak pas mesditës së së martës dhe parkoni pranë rrugicës që të çon në shtëpinë e familjes. Ai shfaqet duke mbajtur vetëm një çantë, ku mendohet se ishin vendosur pjesët e harkut që më vonë i përdori për të vrarë 3 gratë.

Burime policore thanë për Guardian se shenjat në kyçet dhe këmbët e Carol, Hannah e Louise tregonin se autori i kishte lidhur. Gjithashtu 26-vjeçari u kap nga kamerat e sigurisë më vonë duke u larguar nga vendi i krimit, teksa mbante një objekt të madh si hark nën një çarçaf. /ZOOM.AL/