zoom

Kosova

Vrasja e Faton Hajrizit, Prishtina dhe Beogradi po bashkëpunojnë në hetime. Konfirmohen gjurmët

Gjurmët e gishtërinjve që autoritetet policore serbe kanë marrë gjatë hetimit të vrasjes së policit Nikolla Krsmanoviç nga Faton Hajrizi, përputhen me shenjat e gishtave që kishin edhe autoritetet e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar identifikimin e Hajrizit pasi autoritetet serbe kanë dërguar sot shenjat e gishtërinjve në Prishtinë.

Pavarësisht bashkëpunimit për rastin, nuk është qartësuar sesi është realizuar komunikimi mes institucioneve të Beogradit dhe Prishtinës, duke marrë në konsideratë mungesën e njohjes nga ana e Serbisë.

“Me kërkesën që të gjitha këto lajme nga Serbia të trajtohen me kujdes derisa të konfirmohen plotësisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora do t’ju informojnë kur të ketë informacione të reja për këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtë të Kosovës. /ZOOM.AL/