Aplikacion
Prokuroria e Korçës njoftoi këtë të shtunë se ka rikthyer në qeli Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucën, duke ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre, që deri sot ishin në “Detyrim paraqitje”.
Pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria e Korçës u vendos në shënjestër të akuzave për shkak të ndryshimit të masës së sigurisë për të përfshirët në krim.
Organi i akuzës i kërkoi Gjykatës së Korçës masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ta, ndërsa policia kishte kërkuar arrestimin e tyre.
Ndërsa, këtë të shtunë Prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke i çuar pas hekurave.
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)