Aplikacion
Të arrestuarit si bashkëpunëtor, kamarieri i plagosur Zyber Zagradi dhe shtetasi Mari Pali, deklaruan në sallën e gjyqit se ata kishin shkuar në vendin e ngjarjes pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.
Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur.
“Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”- ka thënë ai.