Aplikacion
Pikërisht në këtë mjet, hetuesit dyshojnë se është vrarë edhe biznesmeni 43-vjeçar dhe për të humbur gjurmët makina është zhdukur. Grupi hetimor është i bindur se aty ka prova të rëndësishme për hetimin.
Por si ra policia në gjurmët e mjetit, që çoi më pas në zbulimin e lëvizjes së tij drejt zonës së Dajtit, ku biznesmeni u gjet i hedhur në greminë i pajetë?
Rrushi i tha policisë se bëhej fjalë për një mjet Passat, por nuk i mbante mend targën. Rezultoi se ai kishte shkuar në komisarit me një shokun e tij. Ky i fundit ka deklaruar se mjetin “Pasat” ia kishte çuar Pajtim Rrushit, vëllait të Fredi Rrushit. Dyshohet se Pajtimi e ka fshehur makinën. Para hetuesve, Pajtimi ka dëshmuar se nuk e mbante mend ku e kishte lënë për shkak se ishte i dehur.
Makina u identifikua nga kamerat e sigurisë, në lokalin në autostradë ku Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha kishin pirë kafe, para se të shkonin drejt Dajtit.
Pak ditë para se të gjendej trupi i pajetë i biznesmenit, policia shkoi në këtë zonë për të kontrolluar, pasi hetuesit kishin marrë informacione se Fredi Rrushi zotëronte një ambient që mbante bletët. Por aty gjetën parcelë me drogë dhe dy punonjësit, të cilët përdornin mjetin e Pajtim Rrushit.
Dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi do të dalin para gjykatës për caktim masës së sigurisë. Fredi Rrushi si autori kryesor i vrasjes, ndërsa vëllai i tij Pajtimi si bashkëpunëtor në krim dhe person që ka fshehur makinën. Si pistë kryesore, grupi hetimor ka atë të konflikteve për çështje borxhi.
Krim tronditës në SHBA/ Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve (EMRAT+FOTO)