zoom

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit, policia arreston edhe vellane e autorit

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit. Policia bën të ditur se u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjecc i dyshuar si bashkëpuntor në krim.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit  dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi  është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K.