zoom

Bota

Vrasja e biznesmenit grek, e planifikuar! Autori e ndoqi nga banesa deri tek zyra e tij

E organizuar në detaje ishte vrasja e topografit 54-vjeçar Panagiotis Stathisz.

Vrasësi, sipas hetimeve të deritanishme, e ka ndjekur viktimën gjatë gjithë rrugës nga banesa në Chalandri deri në zyrën e tij në Neo Psychiko, ku edhe e qëlloi për vdekje.

Vrasësi e ka qëlluar topografin rreth orës shtatë të mëngjesit.

Policia ka sekuestruar një sërë videosh për të zbuluar detaje nga ngjarja dhe për të identifikuar çdo element që do të çojë në arrestimin e autorit dhe të atyre që “urdhëruan” vrasjen.

Duke qenë se viktima nuk kishte precedentë kriminal dhe nuk kishte shqetësuar asnjëherë autoritetet, hetuesit po gërmojnë për të shkuarën e tij dhe konkretisht aktivitetet profesionale në ishujt e Ciklades dhe veçanërisht në Mykonos.