zoom

Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, para ekzekutimit me tritol mori 15 mijë euro nga …

Është ende herët për të folur mbi autorësinë e ekzekutimit me tritol të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, ngjarje që tronditi Tiranën pasditen e së shtunës, por pazëllit të kësaj vrasje i shtohen të tjera detaje.

Gazetarja Gildona Daci, ka treguar se menjëherë pas shpërthimit, një automjet dhe një motor ishin pranë vendngjarjes. Daci thotë se policia dyshon që ata mund të kenë qenë duke monitoruar lëvizjet e të riut.

“Shpresa e vetme që ka në dorë grupi hetimor janë kamerat e sigurisë për të përcaktuar lëvizjet me kohë të saktë, ku e ka lënë makinë, me kë është shoqëruar. A ka pasur persona të tjerë që mund ta kenë ndjekur. Sipas dyshimeve të hetuesve në momentin që ka ndodhur shpërthimi ka qenë aty pranë një motor dhe një automjet. Ka dyshime për këto dy mjete nga ana e grupit të hetimit, pasi dyshohet se kanë qenë aty për të vëzhguar, për të parë shpërthimin, gjithë skenën dhe ndoshta dhe për t’u siguruar nëse shënjestra do të humbte jetën.

Për t’u ndalur te detajet e tjera, disa orë para atentatit, 27-vjeçari është takuar me një djalë nga Kuçova dhe i ka marrë një shumë prej 15 mijë eurosh atij personi, i cili kishte rolin e ndërmjetësit midis tij dhe një personazhi tjetër të njohur me pseudonimin “Peçja” për një çështjes borxhi. Në fakt hetuesit, pistën e borxheve e kanë lënë pak më në anë, janë përqendruar tek droga dhe aktiviteti i tij në fushën e narkotikëve, pasi ka dyshime se ai mund t’i ketë bërë një gol një grupi kriminal shumë të fuqishëm, të cilët kanë dëshiruar ekzekutimin e tij. Kjo do të thotë që Aleksandër Sadikaj mund të ketë marrë lëndën narkotike, nuk ka bërë pagesën, ose lënda narkotike nuk ka shkuar në destinacionin final”, tha gazetarja Daci.

Gazetarja theksoi më tej se dyshohet se autori ka qenë i njohur me Sadikajn dhe me njohuri të mira ushtarake, nisur nga mënyra si është vendosur eksplozivi.

“Kjo lloj ngjarje me kaq shumë pista, kaq shumë prapavijë kriminale që ka 27-vjeçari, nisur dhe nga fakti që është përfshirë në botën e krimit në një moshë relativisht të re dhe pasuria e tij është marramendëse për moshën që ka. Të krijon dyshimin se është përfshirë në aktivitete të paligjshme në një moshë të vogël. I dënuar në Shqipëri për vrasje. Dyshohet që ekzekutorët ose personi që i ka vendosur sasinë e eksplozivit, të jetë mes të njohurve të tij dhe gjithashtu të ketë njohuri të mira ushtarake, nisur nga mënyra se si është vendosur lënda plasëse.

Të paktën një personazh i cili që ruhej, ishte i armatosur apo lëvizte me njerëz që i njihte, me një itinerar të përcaktuar. Dyshohet që autori është një person që e ka njohur shumë mirë dhe i ka ditur me detaje lëvizjet e tij”, tha Daci.

 

Postime të lidhura