zoom

Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçares/ Personi që ndihmoi policinë për arrestimin e autorit refuzon shpërblimin e Pacollit

Personi që ndihmoi policinë për arrestimin e vrasësit së 18-vjeçares Marigona Osmani, ka refuzuar shpërblimin e ofruar nga biznesmeni Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se kreu i AKR-së ofroi këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës, që rrahu për vdekje 18-vjeçaren nga Ferizaj, i ndihmuar edhe nga shoku i tij. Por, personi që ka njoftuar Policinë e Kosovës, ka refuzuar të marrë shpërblimin e premtuar nga Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.

Tashmë Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari arrestuar nga policia dhe ndodhen në burg. Pasi vranë 18-vjeçaren, ata janë kapur nga kamerat, duke hedhur të renë përtokë në derën e spitalit të Ferizajt me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

Postime të lidhura