Aplikacion
Sipas burimeve, K. Kolbuçi e qëlloi me thikë në zemër Emiljano Gjonin dhe më pas e la të shtrirë në rrugë.
Para grupit hetimor, Kolbuçi ka shpjeguar si ndodhi ngjarja e rëndë.
“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike, thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, u shpreh ai.
Viktima dhe autori frekuentonin të dy shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.