zoom

Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, Apeli lë në burg autorin e dyshuar

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e moshatarit të tij pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Autori i dyshuar kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.

14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës, aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin. Pak ditë më parë doli edhe aktekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

Në thikë u gjetën gjurmë të ADN të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.

Postime të lidhura