Aplikacion
Ai bënte një jetë të thjeshtë dhe nuk kishte precendetë penalë. Kishte një vëlla bijnak, i cili rezulton i skeduar nga policia për disa vpra penale.
23 -vjeçari ka deklaruar në polici se i ishin premtuar 50 mijë euro shpërblim për të kryer vrasjen, por këto para nuk i kishte marrë.
Personat që e kishin kontaktuar ishin dy persona nga Fushë Kruja, edhe ata të arrestuar. Por se kush e ka porositur vrasjen, kjo nuk dihet ende.
Prokuroria thotë se Shyti jetonte me qira me nënën e tij në kryeqytet, pranë rrugës “Bardhyl”.
Sipas hetuesve, ai është identifikuar përmes ADN-së, të marranga gjurmët e lëna në rrobat që braktisi pas ngjarjes.
Vendi se ku u i hodhi ai rrobat u zbulua duke ndjekur veprimet e tij nga kamerat e sigurisë në gjithë itinerarin që ai ndoqi për t’u larguar. / Zoom.al