zoom

Aktualitet

Vrasësi i biznesmenit, i kamufluar si motorist që shpërndan pica! E ekzekutoi në sy të gruas

Vrasësi i biznesmenit Bujar Nasufi mësohet se ka qenë i kamufuar si motorist që shpërndan pica.

56-vjeçari mësohet se ka qenë duke u kthyer nga mobilieria e tij në banesë kur autori i ka bërë pritë.

Ekzekutori i maskuar ka pritur derisa gruaja e viktimës ka zbritur nga makina dhe sapo Bujar Nasufi po parkonte mjetin ka qëlluar në drejtim të tij 6 plumba.

Pista kryesore që po hetohet nga policia është ajo e konflikteve për pronat, pasi viktima nuk njihej si njeri problematik dhe s’kishte precedentë penalë.

Familja Nasufi përbëhej nga 4 vëllezër, pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte mes tyre.

 

Postime të lidhura