zoom

Aktualitet

Vrasë*i ishte babai jo bashkëshorti/ 24-vjeçarja palestineze në Tiranë dyshohet se u për*hunua, më pas u vra

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt.

Një 24-vjeçare palestineze, e identifikuar si Rayyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” dhe u raportua se e reja ishte vrarë nga bashkëshorti.

Por Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë, ndërkohë që Fadi Alwan, prezantohej si bashkëshorti i saj.

Të dhëna të tjera nuk janë dërguar nga Interpol ende që mund të tregojnë përbërjen e familjes se tyre.

Ndërkohë gazeta e madhe holandeze, raporton se autori i krimit mund të fshihet në Holandë.

Gazeta hedh dyshime se viktima është përdhunuar përpara se të vritej.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira i kryente vetëm i ati, pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false, por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë./De Telegraaf

Postime të lidhura