zoom

Aktualitet

Vranësira dhe rritje temperaturash. Parashikimi i motit për të dielën dhe javën

Gjatë ditës së sotme në vend, moti pritet të jetë i ngrohtë, por me vranësira kthjellime dhe vranësira mestare.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/24°C
Zona e ulët          8/27°C
Zona bregdetare  12/24°C

Ndërkohë java e ardhshme, e fundit e muajit prill pritet të shoqërohet me temperatura të larta deri në fillim të majit.