zoom

Aktualitet

Vranë me thikë 15-vjeçarin/ Lihen në burg katër adoleshentët

Katër adoleshentët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici u lanë në burg.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua këtë të shtunë nga Gjykata e Elbasanit.

Të rinjtë Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç,  akuzohen për për vrasjen me thikë të ndodhur në oborrin e shkollës në Gramsh, për një debat të nisur më herët mes bashkëmoshatarëve.