Aplikacion
Kim tha në reagimin pas intervistës se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të veçantë, por paralajmëron vetëm ata që duan të blejnë votat e qytetarëve për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve.
Në emisionin “Përballë” në RTSH Kim tha se 25 prilli është dita kur shqiptarët duhet të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.
“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.
Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,”– u shpreh ajo.