zoom

Aktualitet

Voton kryeministri Edi Rama: Gjuani penalltinë tuaj

Ka votuar kryeministri Edi Rama. Ai ka qenë i shoqëruar bashkë me të shoqen Linda Rama dhe u janë drejtuar kutive të votimit në zonën ku ata banojnë në Surrel. Pasi hodhi votën, Rama doli nga qendra e votimit mes një përshëndetje: “Punë e mbarë, rroftë Sureli”.

Pastaj në dalje kreu i qeverisë deklaroi se sot është dita kur nuk duhet të ushqejmë ndjenjë negative ndaj askujt ndërsa u bëri apel qytetarëve të dalin dhe të gjuajnë penalltinë e tyre.

“Sot është një ditë shumë e bukur. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një vullnet tjetër.

Të mos e harrojmë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush të mos harrojë që demokracia është një sport dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë vetë penalltinë”, tha Rama.