Aplikacion
Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, vota që nuk i kap dot, u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një tryeze me partitë, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore.
Bylykbashi tha se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk është pranuar. Bylykbashi tha se për votat e emigrantëve mund të aplikohet sistemi me një postë ndërkombëtare.
Ai tha se qëllimisht socialistët kanë diskutuar 4 vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës. Bylykbashi tha se ajo që keni kemi kërkuar është të hiqet Ministria e Brendshme dhe të jetë KQZ dhe kemi kërkuar një element që mos të jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës.
Drejtuesi i grupit të majtë të dialogut, Damian Gjiknuri, bëri dje përgjegjëse opozitën për situatën, duke thënë se “kapet pas marrëveshjes së 5 Qershorit” dhe se po pengon reformën zgjedhore. /ZOOM.AL/