zoom

Lajme

Von der Leyen për arrestimin e Metës: Nëse gjërat ecin siç duhet…

Për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, drejtësia në Shqipëri po ecën në rrugën e duhur.

E pyetur për arrestimin e Ilir Metës gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, presidentja e KE nuk komentoi rastin e veçuar, por shtoi se nëse vijohet siç duhet, deri në fund të 2025 mund të jenë hapur të gjithë grup-kapitujt për Shqipërinë.

“Unë nuk do të bëjë komente për procedime gjyqësore, ne punojmë me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por nuk ka të bëjë me çështje individuale. Procesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare që ju të shikoni rezultatin e punës. Ja, në Shqipëri kemi një shembull të shkëlqyer, pra gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse gjërat ecin siç duhet, ne mbase do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Ursula von der Leyen.

Edhe Rama u shpreh në reagimin e tij të parë se kjo çështje i takon vetëm drejtësisë.