zoom

Politikë

Von der Leyen: Autorët e sulmit në Banjskë para drejtësisë! Osmani: Duam statusin e vendit kandidat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.

Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku. “Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.

Von der Leyen tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë. “Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, tha von der Leyen në konferencën për media pas takimit më presidenten Osmani.

Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar vendin e statusit kandidat për Kosovën në BE, në një proces të bazuar me merita. “Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina, këto ishin vendim strategjike të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sifidimit ndaj regjimeve autoritare siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ka të avancojë edhe statusin kandidat  për Kosovën gjithnjë në një proces të bazuar me merita”, tha Osmani. /ZOOM.AL/