zoom

Aktualitet

Vodhi 3 mln euro/ Alma Beqiri e mohon: Farsë! Gjykata e lë në burg

Alma Beqiri, administratore e një poste private në Korçë, mohoi që të ketë vjedhur shumën prej 3 milionë eurosh gjatë dy viteve.

Gjatë seancës gjyqësore që ishte caktuar në Korçë këtë të hënë për të dhënë masën e sigurisë për të, Beqiri mbrojti veten, duke akuzuar postën private se çdo gjë është stisur prej saj.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”, u shpreh Alma Beqiri.

Ajo kërkoi të bëhet një auditim i pavarur, pasi auditimin e bërë nga vetë posta, ku u konstatua se në arkë mungonin 3 mln euro, e konsideroi të manipuluar.

Pavarësisht mbrojtjes së saj, Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, çka do të thotë se administratorja do të vijojë të qëndrojë në qeli.