zoom

Politikë

Voda kërkon lirinë: Nuk përbëj asnjë rrezik

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë arrest shtëpie të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Voda kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar.

Voda akuzohet për ndikim të paligjshëm.

Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK-ut rezultoi se Rovena Voda kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.