Aplikacion
Por ndërkohë edhe bashkëshortja e tij, Gentjana Muça është gjithashtu pjesë e sistemit të Drejtësisë, si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës. Një fakt i cili ka bërë që hetimet të shtrihen mbi dyshimet e një kërcënimi ndaj secilit prej bashkëshortëve.
Nga shpërthimi nuk ka patur dëme të tjera përveç automjetit. “Kemi një dëmtim me lëndë plasëse eksploziv të një mjeti Mercedes A class të vitit 2002, i cili i përket një prokurori që është i komanduar pranë KLP. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme, dhe përdoret nga ky prokuror. Nuk ka dëmtime të automjeteve të tjera. Prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë automjeti parkohet pranë kësaj qendre”, shpjegoi pak pas ngjarjes për gazetarët, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.
Nisur nga shpërthimi, vlerësohet se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për prokurorin apo bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu e përdorte automjetin. /Voa