zoom

Aktualitet

Vlorë/ Gjendet i vdekur në rrugë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar u gjet i pajetë në rrugë pasditen e kësaj të marte në Vlorë.

Kalimtarët panë trupin e tij të shtrirë në tokë afër shkollës industriale dhe më pas njoftuan policinë dhe ambulancën.

Gjatë kontrrollit, efektivët nuk i gjetën shenja dhune 40-vjeçarit.

Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi sipas mjekëve, vuante nga epilepsia.

Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje banorët, për të zbardhur identitetin e viktimës dhe detaje të reja./ Zoom.al