zoom

Slider

Vllaznia “fluturon” me Hoxhaj, shkodranët gjejnë shpëtim ndaj Kastriotit, rikthehen kuqeblutë

Vllaznia rikthehet të festojë, më në fund, kuqeblutë i jap fund makthit në elitë duke thyer Kastriotin me rezultatin 3-1. Pas provave gjenerale në Kupën, ekipi i Brdaric bën atë që di më mirë, të luaj një futboll ofensiv, të shënojë, por as këtë herë festa nuk ishte e plotë, sërish pësojnë gol, duke mos gjetur ekuilibrat e duhura mes reparteve, i vetmi detaj që shqetëson stafin shkodran. Për fat të keq, këtë herë as atmosfera në “Loro Boriçi” nuk ishte e duhura, pesha e rivalit dhe ecuria jo e mirë këtë periudhë ka larguar pak tifozët kuqeblu. Kjo sfidë, për fare pak mund të niste në malore për Vllazninë nëse portieri Zogoviç nuk do të reagonte mirë në tentativën brenda zonës nga Basha. Në minutën e 9-të, vendasit reklamojnë një 11-metërsh për faull ndaj Aralicës por pas konsultimit me sistemin VAR gjyqtari i takimit vijon lojën.

Një minutë më pas, sulmuesi kroat, i pa shqetësuar në zonë, por dhe me fat, në tentativën e dytë arrin të dërgojë topin në rrjetë dhe Vllazninë në avantazh. Të besuarit e Brdaric kishin kontrollon absolut, sërish nga një goditje dënimi, në minutën e 19-të arrijnë të gjejnë dhe golin e dytë me Ardit Hoxhaj.

 

 

Në ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon, sulmuesi vlonjat, në shtyllën e parë kërceu saktë me kokë duke dyfishuar shifrat. Në limitet e pjesës së parë, Hoxhaj kishte mundësi të trefishonte shifrat teksa nga një penallti në lëvizje nuk arriti të dërgojë topin në kudrat. Pjesa e parë mbyllet me VAR teksa Latifi dërgoi topin në rrjetë, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje.

Historia e këtij takimi nuk ndryshojë as me fillimin e pjesës së dytë, as filozofia e Vllaznisë, që pavarësisht avantazhit të dyfishtë nuk hoqi dorë nga sulmi.

Në minutën e 56-të, Ardit Hoxhaj finalizoi me gol një aksion perfekt, me vlonjatin që feston për dopjetën e tij. Rezultati i këtij takimi mund të ishte edhe më i thellë, nëse Aralica nuk do të gabonte në minutën e 72-të i vetëm përballe portierit.

Katër minuta më vonë, Ajazi përfitoi nga një gafë e Zogovic duke ngushtuar diferencat në 3-1, një gol që vlen thjeshtë për statistika pasi në fund feta ishte e gjitha kuqeblu.