zoom

Sport

Vjen zyrtarizimi, mbrojtësi brazilian Marcelo rikthehet tek klubi i zemrës

Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo ka zgjedhur të rikthehet pas 16 vitesh te Fluminense në kampionatin brazilian.

Marcelo u transferua verën e kaluar tek Olympiacos, por disa ditë më parë ndërpreu kontratën me klubin grek.

34-vjeçari, i cili fitoi gjithçka në “Santiago Bernabeu”, është prezantuar si lojtari më i ri i klubit brazilian.

Marcelo ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me Fluminensen, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Anësori i majtë debutoi me skuadrën braziliane në vitin 2005. Dy vite më vonë u transferua te Real Madrid për 6.5 milionë euro, klub ku shkroi historinë dhe kaloi vitet më të bukura të karrierës. /zoom.al/